Mbrojtësi spanjoll, Sergio Ramos nuk është rikthyer ende në stërvitje me PSG.
Edhe pse skuadra parisiene kishte raportuar javën e kaluar se mbrojtësi do të rikthehej këtë javë, kjo gjë u shty edhe për një javë.
Klubi ka lëshuar një raport mjekësor në të cilin thuhet se Ramos do të stërvitet javën e ardhshme me pjesën tjetër të bashkëlojtarëve të tij.
Që nga transferimi i tij te Paris Saint-Germain në korrik, mbrojtësi ende nuk ka debutuar me ekipin e tij të ri.
Përveç problemeve në gju, Ramos nuk ka mundur të stërivitet normalisht me pjesën tjetër të skuadrës.
Megjithatë, PSG beson se ai do të kthehet gjatë javës së ardhshme dhe do të jetë i gatshëm t’i zhvilloj ndeshjet normalisht./Arbresh.info
Ardhja e zarfit të kuq ka shqetësuar dukshëm banorët e shtëp...
UEFA realizon dokumentar për suksesin historik të Dritës në ...
Moti sot në Shqipëri
Meloni bisedë telefonike me Zelenskyn: Italia, mbështetje em...
Sot fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu