Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 35.069 qytetarë ose 72% që kanë rezultuar me coronaviurs nuk kanë qenë të vaksinuar.
“Në periudhën nga 06.08 deri 04.11 në Maqedoni 48.955 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me coronavirus, ndërsa prej tyre 28% kanë qenë plotësisht të vaksinuar, përkatësisht 13.866 persona. I madh është numri i personave të pavaksinuar që janë infektuar me coronavirus. Sipas të dhënave për këto dy muaj, 35.069 qytetarë ose 72% që kanë rezultuar me coronaviurs nuk kanë qenë të vaksinuar”, thonë nga MSH.
Sipas njoftimit, në Maqedoni kanë humbur jetën 1.688 pacientë, ndërsa prej tyre 1.376 pacientë nuk kanë qenë të vaksinuar dhe vetëm 312 kanë humbur jetën ose 18%.
“Në periudhën nga 06.08 deri 04.11 në Maqedoni kanë humbur jetën 1.688 pacientë me coronavirus, ndërsa prej tyre 1.376 pacientë ose 82% nuk kanë qenë të vaksinuar dhe vetëm 312 kanë humbur jetën ose 18%”, theksojnë nga MSH./arbresh.info/
Dyshohet se i keqpërdorën 137 mijë euro, aktakuzë ndaj dy zy...
LDK dorëzon mbi 800 dëshmi në ZRRE, kërkon hetim për njehsor...
Turqit marrin rrugë drejt Kosovës
Osmani priti në takim shefin e EULEX, Giovanni Pietro Barban...
Oficeri i FSK-së shpallet kampion kombëtar i Karatesë
Ndalohet “hajni” që vodhi 1 milion euro ari në Prishtinë, i ...