Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan është shfaqur në gjendje të mirë shëndetësore.
Erdogan përmes një video në ‘twitter’, shihet duke luajtur basketboll, shkruan portali arbresh.info
“Ushtrimi është shumë i rëndësishëm për shëndetin. Unë gjithashtu përpiqem të ushtrohem tre ditë në javë”- ka shkruar Erdogan.
Sağlık için spor yapmak çok çok önemli. Ben de haftada üç gün spor yapmaya gayret ediyorum. Harekette bereket vardır. ? pic.twitter.com/7sDmQV7MSp
— Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) October 3, 2021
Ndryshe, autoritetet turke kanë nisur procedurat ligjore kundër 30 personave për një sërë mesazhet të publikuara në rrjetin social Twitter, në të cilat ata sugjeronin se presidenti Recep Tayyip Erdogan kishte vdekur, tha sot policia.
Në deklaratë thuhej se një hetim ishte nisur kundër 30 personave për ndarjen e njoftimeve dhe me fjalën “olmus” të shënuar, që në turqisht do të thotë “ka vdekur”. /arbresh.info/
Rolls‑Royce Phantom i rrallë zbukurohet me laser
Cila është temperatura ideale në shtëpi për të qenë të shënd...
Doktori zbulon se kur duhet ta pini kafenë e fundit nëse don...
Ushqimet që duhet të hani nëse dëshironi lëkurë të shëndetës...
Kusari Lila pranon detyrën e ministres
43-vjeçari gjendet pa shenja jete në Llapçevë të Malishevës