Në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është duke u treguar interesim i madh për filmin kosovar “Zgjoi” me regji të Blerta Bashollit.
Në faqen zyrtare të “Zgjoit” në rrjetin social Facebook thuhet se pas dy dite do të bëhet shfaqja e filmit në kinematë e New York.
“Në “Film Forum” janë shitur të gjitha biletat për terminin e orës 6:50 të së premtes dhe të shtunës. Në këto dy termine, në New York, pas shfaqjes së filmit do të ketë diskutim me regjisoren Blerta Basholli dhe aktoren Yllka Gashi”.
“Ndërsa për terminet e tjera gjatë këtyre dy ditëve kanë mbetur akoma bileta. Gjithashtu ka në shitje bileta edhe në shtetet e tjera amerikane”, thuhet në njoftim. /arbresh.info/
Më shumë informata për bileta gjeni këtu më poshtë:
https://filmforum.org/FILM/HIVE
si dhe në https://www.laemmle.com/film/hive-0
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Kuvendi mban sot seancë të jashtëzakonshme
Moti sot
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...