Një vajzë katërvjeçare e zhdukur prej 18 ditësh në një pjesë të largët të Australisë Perëndimore është gjetur e gjallë dhe në gjendje të mirë shëndetësore në një shtëpi të mbyllur, ka bërë të ditur policia.
Cleo Smith u zhduk nga tenda e familjes së saj në një kamping pranë qytetit të Carnarvon më 16 tetor, duke shkaktuar një kërkim masiv, transmeton arbresh.info
Një 36-vjeçar ndodhet në paraburgim dhe po merret në pyetje nga detektivët si i dyshuar.
Policia shkoi në një shtëpi në Carnarvon në orët e para të së mërkurës, pas të dhënave mjeko-ligjore.
“Ata gjetën Cleo-n e vogël në një nga dhomat,” tha në një deklaratë zëvendëskomisioneri Col Blanch nga Policia e WA.
“Një nga oficerët e mori në krahë dhe e pyeti: “Si quhesh?” Ajo tha ‘Emri im është Cleo’.
Vajza është ribashkuar me prindërit e saj, të cilët kishin bërë lutje të dëshpëruara për kthimin e Cleos.

“Familja jonë është sërish e plotë”, ka shkruar në Instagram nëna e saj, Ellie Smith.
Pamjet e policisë të shpëtimit të Cleos e treguan atë “të buzëqeshur” dhe “ashtu siç mund të prisnim në rrethana”, tha komisioneri Chris Dawson, i cili shtoi se ajo po merrte kujdes mjekësor.
Autoritetet thonë se njeriu në paraburgim nuk ka asnjë lidhje me familjen Smith dhe se asnjë akuzë nuk është ngritur.
Shtëpia ku u gjet Cleo është rreth gjashtë minuta me makinë nga shtëpia e saj familjare në Carnarvon, e cila ka rreth 5,000 banorë.
Kryeministri australian Scott Morrison shkroi në Twitter se ishte “lajm i mrekullueshëm dhe lehtësues”. Komisioneri Dawson tha: “Unë mendoj se Australia po gëzohet.”
“Të gjesh një vajzë të vogël – një vajzë të vogël të pambrojtur – pas 18 ditësh. E dini, padyshim që njerëzit mendojnë më të keqen, por më e rëndësishmja shpresa nuk humbi kurrë,” shtoi komisioneri./bbc/arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit