Ministri për Punë të Jashtme Bujar Osmani, ka thënë nëse deri në dhjetor nuk do të ketë zgjidhje të kontestit me Bullgarinë, Maqedonia e Veriut do të mbetet e izoluar.
Në debatin në Alsat, Osmani gjithashtu tha se nëse nuk do të bëhet zgjidhje në dhjetor, edhe Shqipëria do të fillojë të shkëputet nga paketa.
“Askush nuk mund të jetë i sigurtë se do të ketë një zgjidhje në dhjetor, por se nuk do të ketë zgjidhje nëse do të destabilizohet qeveria pa një alternativë të sigurtë kjo është e sigurtë. Ne kemi një mundësi në dhjetor, mendojmë se ka kushte për të mbajtur mbledhjen e parë ndërqeveritare atëherë, dhe ne duhet ta shfrytëzojmë këtë momënt. Nëse nuk do të bëhet në dhjetor, sigurisht se Shqipëria do të fillojë të shkëputet nga paketa që do të ketë pasoja tjera për ne, do të krijohet një perspektivë e rrejshme se procesi Evropian po vazhdon, dhe Maqedonia e Veriut do të mbes e izoluar, e këtu pasojat do i kemi të gjithë ne”, ka thënë Bujar Osmani.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...