Një 32-vjeçar që dyshohet të ketë grabitur 11 banesa në qytetin e Vlorës u arrestua këtë të shtunë.
Sipas policisë, nga hetimet e kryera dhe provat e siguruara shtetasi me iniciale E.D., i dënuar më parë për vjedhje, ka rezultuar se është autori i dyshuar i 11 grabitjeve të ndodhura më parë, në qytetin bregdetar, konkretisht:
“Më datë 29.10.2021, ka vjedhur në banesën e shtetasit T. M.
Më datë 28.10.2021, ka vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetases Y. H.
Më datë 26.10.2021, ka vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit K. Z.
Më datë 21.10.2021, ka vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit M. P.
Më datë 22.10.2021, ka vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë në banesën e shtetases V. B.
Më datë 01.09.2021, ka vjedhur në banesën e shtetasit H. C.
Më datë 15.08.2021, ka vjedhur në banesën e shtetases M. M.
Më datë 03.08.2021, ka vjedhur në banesën e shtetases L. Y.
Më datë 05.06.2021, ka vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë në banesën e shtetasit Ç. T.
Më datë 04.06.2021, ka vjedhur disa sende me vlerë në banesën e shtetases B. A.
Më datë 31.05.2021, ka vjedhur disa elektroshtëpiake në banesën e shtetases S. A”.
Disa prej sendeve të vjedhura dhe mjetet që 32-vjeçari i përdorte për realizimin e vjedhjeve janë sekuestruar nga policia, ndërsa hetimet do të vazhdojnë nga Prokuroria e Vlorës./Tch/
Tërmet i fortë në Greqi, lëkundjet ndihen dhe në jug të Shqi...
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...