Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 2.732 teste, ndërsa janë regjistruar 436 raste të reja me coronavirus.
Në Shkupi – 203, Manastiri – 24, Kumanova dhe Kavadari nga 22, Velesi dhe Shtipi nga 21, Prilep – 19, Koçani – 16, Tetova – 12, Probishtip – 9, Ohri – 8, Negotinë dhe Sveti Nikollë nga 6, Kërçova, Kriva Pallanka dhe Dellçeva nga 5, Strumicë dhe Berovë nga 4, Gjevgjelia, Kratova dhe Dojrani nga 3, Gostivari, Radovishi, Resnja, Vinica, Vallandova dhe Demir Hisari nga 2, Struga, Krusheva dhe Makedonska Kamenica Makedonska nga 1.
Instituti për Shëndet Publik njofton se sot janë regjistruar 321 pacientë të shëruar nga coronavirusi.
Nga MSH njoftojnë se janë regjistruar 7 viktima nga coronavirusi. 3 persona të vdekur nga Shkupi (66, 69 dhe 86) dhe nga një i vdekur nga Kavadari (79), Ohri (76), Demir Hisari (17) dhe Shtipi (73).
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 201.292, numri i të shëruarve është 187.695, numri i të vdekurve është 7.098, ndërsa numri i rasteve aktive është 6.499.
Ylli i Barcelonës: Ta krahasosh Yamalin me Messin është një ...
Presidenti iranian: Irani dëshiron të evitojë një luftë, Teh...
Kamberi:Miratimi i rezolutës nga Kongresi, hap i rëndësishëm...
S`ka datë për certifikim të zgjedhjeve të 28 dhjetorit
Myftiu Tërnava: Jam i tronditur nga akti kriminal i djegies ...
Një propozim dashurie pritet të ndodhë sonte në Big Brother ...