Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka njoftuar se kjo parti ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës një seancë për ngritjen e çmimeve.
Tahiri tha se rritja e çmimeve të konsumit është problem serioz, e sipas tij është shqetësuese qasja e Qeverisë ndaj kësaj çështje.
“Njoftoj opinionin se Grupi Parlamentar i AAK-së dje ka kërkuar nga Kuvendi një seancë, mocion përmbajtësor, një debat parlamentar në raport me një ndër temat më të rëndësishme këtë kohë për qytetarët e Kosovës, ngritjes së çmimeve enorme të produkteve esenciale, dhe të tjera”.
“Presim që Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në një afat sa më të shpejtë ta adresoj këtë temë në mënyrë që kjo temë të debatohet aty ku e ka vendin. Për grupin parlamentar të AAK-së me bindje të plotë edhe për qytetarët, rritja e çmimeve të konsumit në të gjitha nivelet, në veçanti të produkteve ushqimore, është trend jashtëzakonisht shqetësues dhe problem jashtëzakonisht serioz. Edhe ma shqetësuese qasja që ka marr qeveria Kurti të trajtimit të kësaj teme, rritja e çmimeve ka filluar në një kohë më të hershme, ndërsa veprimet e qeverisë janë të vonshme”./eo/
Aksidentohet Rey Manaj në Turqi, ja si është gjendja e sulmu...
Nga 86 amendamentet e propozuara në Kuvend, veç gjashtë mira...
Miratohet buxheti i vitit 2026
Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen tre persona
Viktimat e Epstein do paguhen 35 milionë dollarë si pjesë e ...
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e aktivistit boshnjak më 2...