Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas vdekjes së regjisores Burbuqe Berisha, duke thënë se vdekja e hershme e saj është humbje e madhe për kinematografinë e Kosovës.
Përmes rrjetit social Facebook, Osmani ka thënë se ndarja e saj nga jeta do të lë zbrazëti të madhe në jetën tonë publike.
“Ajo përfaqëson një brez krijuesish, të cilët u formuan në kohë rezistence dhe e zhvilluan krijimtarinë e tyre krahas saj, duke e shndërruar artin në rezistencë e dëshmi”, ka shkruar Osmani.
Puna e Berishës prej regjisoreje në Teatrin Kombëtar, në teatrin “Faruk Begolli”, por edhe në teatro të tjera, sipas Osmanit, mbetet vulë e fuqishme në zhvillimin e teatrit, por edhe të jetës kulturore. /arbresh.info/
Interesim i madh i mediave për rastin “Banjska” në gjykatë
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...