Ministria për Punë të Jashtme informon se Danimarka dhe Italia i kanë lehtësuar KOVID-masat për shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Me vendimin e fundit të autoriteteve daneze, shtetasit e RMV-së do të mund të hyjnë në Danimarkë pa kufizime apo arsye valide, por është e nevojshme të paraqesin: certifikatë dixhitale të vlefshme të BE-së e cila përfshinë vërtetim për vaksinim (të miratuar nga EMA) / certifikatë të rikuperimit (jo më të vjetër se 12 muaj) ose test negativ PCR.
Ndërkaq, me vendimin e fundit të autoriteteve italiane, Republika e Maqedonisë së Veriut nga lista D zhvendoset në listën E, me çka nuk lejohet udhëtim turistik për shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën e Italisë. Me këtë rast, shtetasve tanë u lejohet hyrje ekskluzivisht për: nevoja pune; urgjenca absolute; nevoja shëndetësore; nevoja studimi; kthim në shtëpi ose vendbanim.
Kthimi ose hyrja në Itali lejohet për ata shtetas të Maqedonisë së Veriut të cilët e kanë të rregulluar qëndrimin afatgjatë në Itali dhe për anëtarët e familjeve të tyre. Gjatë hyrjes apo kthimit në Itali nga vendi ynë, është e detyrueshme të paraqiten: Formular i plotësuar online për vendndodhjen (dPLF), rezultat negativ i një testi molekular ose antigjenik, përskaj së cilës vijon vetëizolim i detyrueshëm dhe mbikqyrje shëndetësore për periudhë dhjetë ditëshe.
Pas dhjetë ditësh izolim, është e detyrueshme të bëhet edhe një test shtesë molekular ose antigjen./Telegrafi/
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...