Projekti, u tha se do të ndihmojë në arritjen e standardeve Evropiane për prodhim të energjisë elektrike nga burimet e ripërtërishme dhe do të promovojë jetesë të shëndoshë dhe ekologjike, duke mos i shkaktuar dëme mjedisit dhe duke siguruar zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe mjedisor.
“Deri në përfundimin e investimeve në fushën e ndërtimit të hidrocentraleve në Dragash pritet të investohen 16 milion Euro. Deri tani ne kemi arritur të realizojmë investimin e një hidrocentrali “Brod 2” të cilin sot po e inaugurojmë dhe në ndërkohë ne jemi duke investuar edhe në hidrocentralin “Restelica 1&2.”, thekson Yll Shamolli, përfaqësues i ndërmarrjes Eurokos nga Kosova.
Të pranishëm tjerë me fjalë rasti përuruan Eurokos JH për punën e bërë dhe premtuan projekte tjera të prodhimit të energjisë elektrike nga burime të ripërtërishme, kërkesë kjo e vazhdueshme edhe nga Bashkimi Evropian dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Me fjalë rasti të pranishmëve iu drejtuan edhe Besa Zogaj – Gashi, zëvendës ministre në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Shaban Shabani, përfaqësues i Komunës së Dragashit, zëvendës ministri Usmen Ballxhi njëherit edhe përfaqësues i komunitetit të Gorës.
“Me besim dhe vullnet të pathyeshëm do e realizojmë projektin në afate ligjore dhe së shpejti do të takohemi edhe në inagurimet e hidrocentraleve tjera në Komunën e Dragashit”, u tha në përfundim të evenimentit.
Tragjike/ Futbollisti shqiptar bie nga kati i 8-të i një res...
Ish-shefi i shërbimit sekret britanik: Veç Amerika ka kapaci...
Merz: SHBA nuk ka vendosur ende nëse do të futet në konflikt...
Izraeli lëshon 50 avionë kundër Iranit, godet vendet ku prod...
Picula: Ballkani Perëndimor i përket BE-së, jo projekteve im...
Parashikimi i motit për të mërkurën