Dy zyrtarët e Zyrës Ndërlidhës të Rusisë në Prishtinë, të shpallur “persona non grata” nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, janë parë duke lëshuar Kosovën.
RTK ka siguruar fotot derisa dy rusët e shpallur persona non-grata nga Presidentja e Republikës së Kosovës, i mbushin bagazhet e makinave të tyre me ‘plaçka’ dhe ikin nga Kosova me ‘bisht ndër këmbë’ siç do të thoshte populli.
Po ashtu në foto shihet makina e tyre edhe në njërën nga pikat kufitare duke e lëshuar Republikën e Kosovës.
Denis Vengerskii dhe Alexey Kryvosheev janë dy personat që janë identifikuar nga llupa e institucioneve të Kosovës, më konkretisht nga Agjencia Kosovare e Intelegjencës se veprimtaria e tyre është cenuese për sigurinë kombëtare.
Njëri nga ta Alexey Kryvosheev, nuk e ka për herë të parë që është shpallur “person non grata”.
Ai edhe nga autoritetet shqiptare është shpallur i papranueshëm, pasi që në janar të këtij viti, sipas qeverisë shqiptare, vazhdimisht ka thyer masat anti-covid në Shqipëri./arbresh.info/




Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...
Nuk ka të lënduar nga zjarri mbrëmë që përfshiu disa lokale ...
Moti në Shqipëri
Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë t...
Putin: Nuk do të ketë më luftë, nëse Perëndimi e trajton Rus...