Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka reaguar për ndalesën e tre boksierëve kosovarë në Serbi.
Përmes një postimi në Twitter, MPJD ka deklaruar se pas kësaj ngjarjeje, Qeveria e Kosovës, së bashku me aleatët, po punon fortë që t’i heqë barrikadat ilegale të shtetit serb në kampionatin botëror.
“Pasi ekipi ynë kombëtar i boksit të Kosovës ishte bllokuar ilegalisht nga Serbia në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë dhe Kosovës, qeveria së bashku me aleatët po punojnë fort për të hequr barrikadat e kundërligjshme të Serbisë kundër konkurrencës së ndershme në kampionatin botëror.” shkruante në postim./arbresh.info/

Pas armëpushimit me SHBA-në, aeroporti i Teheranit rifillon ...
Tymi i madh në Obiliq, KEK: Probleme të përkohshme në elektr...
Flick flet rreth lëndimit të Yamal
Përfshihet nga flakët banesa në Korçë, shkak dyshohet një sh...
Sulmi i madh rus ndaj Ukrainës vret katër persona
Aplikoi me patentë-shofer serb fals për konvertim në të Koso...