Një grup rreth dhjetë personash janë mbledhur sot para ndërtesës së Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për të kundërshtuar vaksinimin e detyruar, ku edhe kanë dërguar ankes.
Disa prej tyre mbanin në duar pankartat, të cilat krahasonin ish-ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia me diktatorin gjerman Adolf Hitler, shkruan arbresh.info.
Në pankartat tjera shkruante “Jo vaksinim me detyrim”.

Organizatori i kësaj proteste, Arianit Sllamniku, tha se vaksina kundër covid-19 ka dhënë efekte vrasëse.
“Po protestojmë kunder vaksinimit të detyrueshëm duhet mu analizuar shumë sepse vaksina ka dhënë edhe efekte vrasëse. Kur na mbushet mendja na shkojmë e marrim vaksinën e jo me në bërë me detyrim në punë vaksinimin. Qeveritë shkojnë e ndërrohen ne kemi dërguar ankesës në Gjykatën Kushtetuese”, tha ai/arbresh.info/




Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...