Nga 24 tetori qytetarët e Kosovës do ta kenë më të lehtë udhëtimin për në Gjermani.
Kjo pasi qeveria gjermane e ka hequr Kosovën nga lista e kuqe, e cila përbëhet nga vende që kanë shkallë të lartë të infektimit me COVID-19.
Kështu thuhet në njoftimin e Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë.
“Ndryshimet e fundit: Heqja e Kosovës si zonë me rrezik të lartë nga 24 tetor 2021”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se Gjermania kishte futur Kosovën në listën e shteteve me rrezik të lartë më 22 gusht të këtij viti, pas rritjes së numrit të raste pozitive me COVID-19./arbresh.info/
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Kuvendi mban sot seancë të jashtëzakonshme
Moti sot
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...