Java e tretë në Superligën e Femrave do të sjellë derbin ndërmjet Bashkimit dhe Penzës.
Kjo sfidë zhvillohet nga ora 17:00 dhe do të transmetohet ekskluzivisht në Art Motion dhe Kujtesa.
Të dy skuadrat në këtë edicion kanë shënuar nga dy fitore dhe do të jetë një përballje interesante se kush do të mbetet e pamposhtur në elitën e femrave.
Skuadra pejane është e motivuar, pasi fituan Superkupën e Kosovës dhe Superkupën Mbarëkombëtare, ndërsa edicionin e kaluar ishin shpallur kampionë, duke mundur në finale të “Play-offit”, pikërisht Bashkimin me seri 3:2.
Skuadra prizrenase gjithmonë lufton për trofe dhe këtë do të mundohet ta dëshmojë edhe sot.
Të dy skuadrat duan vendin e parë dhe do të luftojnë për trofe në basketbollin e femrave në Kosovë, duke kujtuar që këto dy skuadra janë pjesë e Ligës Unike.
Në takimet tjera, Vëllaznimi do të ndeshet me Prishtinën favorite, kurse Trepça përballet me Kastriotin.
Superliga e Femrave-Java 3
E premte
17:00 Bashkimi-Penza
E shtunë
13:00 Vëllaznimi-Prishtina
E diel
11:00 Trepça-Kastrioti /arbresh.info/

Policia ndalon një automjet në Çagllavicë, kapet kosovari dh...
Gruaja e lënduar dërgohet dy herë në spitalin e Mitrovicës d...
Dita e ndeshjes: Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e ...
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4...
Një i vdekur, 24 të lënduar dhe 2,147 tiketa të shqiptuara n...
Një i lënduar nga vetaksidenti në aksin rrugor Gjilan-Kameni...