Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se Moska është duke shqyrtuar heqjen e talibanëve nga lista e organizatave terroriste.
Rusia priti këtë javë një delegacion të lartë të talibanëve. Në bisedime morën pjesë edhe zyrtarë nga Kina, Pakistani dhe tetë vende të tjera, shkruan Reuters transmeton arbresh.info
Në deklaratën e lëshuar pas takimit, u tha se në Afganistan “duhet të merret parasysh realiteti i ri, që është ardhja e talibanëve në pushtet”.
Rusia, po ashtu, bëri thirrje për mobilizimin e ndihmës ndërkombëtare për të mbështetur Afganistanin.
Talibanët kanë marrë pushtetin në Afganistan në muajin gusht. Grupi ende konsiderohet organizatë terroriste në Rusi.
Putin tha se Afganistani duhet të marrë mbështetje ekonomike, pasi, sipas tij, stabiliteti në vendin e shkatërruar nga lufta është në interes të të gjithë fqinjëve të tij. /arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...