Peja ka shënuar fitore ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 82:78 (20:13, 11:20, 30:11, 21:24), në javën e shtatë të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.
Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë, deri tek rezultati 13:13, tre minuta nga fundit i çerekut të parë, kur pejanët hyjnë në një seri prej 7:0, duke e mbyllur këtë pjesë 20:13, në të mirë të tyre. Mysafirët e nisën shumë më mirë periudhën e dytë, me një seri prej 12:0, për të kaluar në epërsi 20:25, e më pas zhvillohet lojë e barabartë, kurse pjesa e parë përfundon me shifrat 31:33.
Vendasit e filluan më mirë periodën e tretë, duke pasur epërsi deri në dhjetë pikë, 46:36, megjithatë, therandasit nuk dorëzohen për të ngushtuar shifrat në 55:54, por një seri e verdhezinjve prej 7:0, bëri që rezultati në semafor pas 30 minutash të ishte 61:54. Ndeshje interesante dhe dramatike u zhvillua në 10 minutat e fundit, kur Ardit Pepaj i Yllit me dy treshe radhazi ngushtoi shifrat në 79:78, por mysafirët nuk arritën të bëjnë me shumë dhe Dardan Berisha me dy pikë nga gjuajtjet e lira vulosi fitoren e Pejës me rezultat 82:78.
Te Peja u dalluan Dardan Berisha me 22 pikë, gjashtë kërcime dhe gjashtë asistime dhe Stephen Maxwell me 19 pikë, kurse te Golden Eagle Ylli u dalluan Erjon Kastrati me 17 pikë e dhjetë kërcime dhe Cameron Williams me 20 pikë e pesë asistime.
Peja ka gjashtë fitore dhe një humbje, ndërsa Golden Eagle Ylli tri fitore dhe katër humbje./arbresh.info/
Franco Foda: Turqia ekip i fortë, por gjasat janë 50-50
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё
“Pas Pavarësisë do të jetë lumturia më e mirë e shtetit tonë...