Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka vlerësuar si rikthim të LDK-së rezultatin e arritur në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Në Klan Kosova, ai u shpreh se këtyre zgjedhjeve iu qasën pas një rezultati të rëndë, më të rëndin historik më 14 shkurt, dhe se në këtë periudhë kishin bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme me kandidaturat e tyre, që i vlerësoi profesionale, të kohës, të afërta me qytetarë dhe me riorganizimin e brendshëm partiak.
“Ne e lexuam qartë mesazhin e 14 shkurtit për t’i dhënë qytetarëve një ofertë, që doli të jetë e pranueshme në masë të madhe në Kosovë”, deklaroi ai.
“LDK në 7 komuna është e para si parti, edhe për kryetarë edhe për asamble lokale, dhe dy komuna i ka të fituara tani për tani pa balotazh dhe jemi ne pritje se 13 vota diferencë është Komuna e Fushë Kosovës dhe besojmë që me votat me kusht dhe të mërgatës edhe Komuna e Fushë Kosovës do të kalojë pa balotazh”.
“Jemi në 7 komuna si të parët, por ajo çka është me rëndësi është që jemi në 11 komuna në garë, ose të paret, ose të dytët, dhe në dy komuna tjera jemi të dytët por jo në balotazh – në Therandë dhe Deçan”.
Abdixhiku shtoi se për ta e rëndësishme ka qenë që në të gjitha komunat ku kanë qeverisur më 2017-ën t’i mbajnë, të jenë në garë, t’i fitojnë, pastaj ta bëjnë rikthim në Podujevë , dhe po ashtu ta kenë garën në kryeqytet – në balotazh, dhe se këto objektiva sipas tij janë arritur në plotni.
“Besojmë që me votat e mërgatës dhe ato me kusht, LDK edhe për asamble do të jetë partia e parë në vend”.
Përveç kësaj, Abdixhiku deklaroi se votuesi i Kosovës e ka dëshmuar një nivel të lartë të vlerësimit kritik, ku në një proces e vlerëson dikë, ndërkaq në tjetrin e dënon me notë shumë të ulët.
“Partia në pushtet ka nisur garën me synimin e fitimit të 2/3 së komunave dhe që fitorja e nivelit qendror nuk është e plote pa atë lokale”.
“Ka mesazhe polarizuese të palës tjetër që janë të panevojshme, se s’ka nevojë skena politike për polarizim të tillë. Mesazhi politik që po ndërtohej prej palës tjetër që ‘ne jemi këtu kundër të korruptuarve atje’ ishte i gabuar, dhe qytetarët këtë e shohin, se kemi qytetarë që kanë vlerësim të saktë për secilin proces”.
“Arrogancën e dënuan dhe ofertën politike tonën e vlerësuan. 14 shkurti për palën tjetër ishte fund, për neve ishte fillim. Skena politika ka ndryshuar në Kosovë. Nuk mundesh me kauze të vjetër të besh politikë në të ardhmen. Ajo që pala tjetër s’e ka bërë është se mbështetja është e përhershme, se në këtë vend njerëzit vlerësojnë drejt dhe në masë kritike”.
“Për mua 14 shkurti është mësim politik, edhe për LDK-në, dhe 17 tetori po ashtu është mburrje dhe mësim se kah duhet shkuar përpara. Ky do të jetë drejtimi ynë, pa arrogancë”.
Moti për pesë ditët e ardhshme: Kryesisht stabil dhe tempera...
Barcelona rikthehet në krye të tabelës pas fitores me Levant...
Pacolli: Pak para iftarit, njeriu ndalet për një moment dhe ...
Kosova publikon listën e gjerë për ndeshjen me Sllovakinë
Elijona tregon se pse nuk e puthi Klodin në dasmë
E dhimbshme: Mërgimtari humb jetën në aksident