Euro ambasadori Dejvid Gir e dorëzoi raportin e Komisionit Evropian për progresin e Maqedonisë së Veriut, i cili në tërësi e konfirmon progresin në të cilin punojmë me përkushtim.
Kryeministri Zoran Zaev, theksoi se raporti e thekson zbatimin e plotë dhe vendimmarrës për reformat e BE-së, veçanërisht në sferat kyçe siç është sundimi i drejtësisë, përfshirë edhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Në bazë të kësaj, në raport rekomandohet fillim urgjent i bisedimeve për qasje për anëtarësim dhe konferencën e parë ndërqeveritare deri në fund të vitit gjatë presidencës sllovene. KE në raport potencoi se reformat janë proces i vazhdueshëm dhe i gjatë i cili nuk duhet të ndërpritet dhe i cili kërkon përkushtim edhe nga opozita edhe nga pjesët e tjera të shoqërisë”.
Kryeministri theksoi se raporti konfirmon se ecim me hapa të fuqishëm në rrugën evropiane.
“Ajo është rruga e vetme e cila sjellë standarde evropiane dhe jetë më të mirë”, shkruan kryeministri Zoran Zaev./tetovasot
Edi Rama jep lajmin e mirë: Shkolla “Lef Sallata” në Vlorë h...
Trump thotë se SHBA-të do të ulin tarifat ndaj Indisë pasi M...
Muriqi i pandalshëm, realizon golin e radhës në La Liga
Mirlind Kryeziu transferohet tek Winterthur
Arrestohet gardiani i Burgut të Dubravës, tentoi të fuste dr...
Rrjedhje të ujit, ndalet nga operimi blloku A5