Delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së kanë marrë pjesë në takimin vjetor bilateral me delegacionin e Forcave të Armatosura të Gjermanisë, të mbajtur në Berlin më 19 dhe 20 tetor 2021.
Qëllimi i takimit ishte bashkëpunimi dypalësh ndërmjet dy shteteve në fushën e mbrojtjes si dhe planifikimi i aktiviteteve të përbashkëta ndërmjet dy shteteve për vitin 2022, si dhe orientimet kryesore për periudhën e ardhshme.
Me këtë rast, zëvendësdrejtori i Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Ministrinë gjermane të Mbrojtjes, kolonel Markus Harder, ofroi gatishmërinë e plotë për bashkëpunim dhe u shpreh i hapur lidhur me avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit, si në aspekt të shkollimit, trajnimit, shkëmbimit të përvojave si dhe ekspertizës profesionale në shumë degë dhe lëmi ushtarake.
Delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, u kryesua nga drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euroatlantike në Ministrinë e Mbrojtjes, kolonel Sylejman Cakaj, i shoqëruar nga shefi i Planifikimit në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së, kolonel Agron Bajrami, atasheu i mbrojtjes së Republikës së Kosovës në Gjermani, nënkolonel Besim Gashi dhe shefja e Bashkëpunimit Bilateral në Ministrinë e Mbrojtjes, nënkolonel Remzie Zeqiraj./arbresh.info/

Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...
Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e...
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...