Janë arrestuar dy të arratisurit nga Qendra Korrektuese në Lipjan.
Ende pa shënuar dy orë prej arratisjes së tyre, si pasojë e njoftimit të opinionit publik nga Shërbimi Korrektues i Kosovës në Lipjan, Policia e Kosovës ka arritur që të arrestoj dy të arratisur me inicialet A.K dhe SH.XH, shkruan arbresh.info
Shërbimi Korrektues i Kosovës në Lipjan, njoftoi se dy të burgosur janë arratisur, mirëpo kjo ‘aventurë’ e tyre nuk zgjati më shumë së dy orë, pasi që u kapën dhe u arrestuan nga Policia e Kosovës.
Pas arrestimit nga Policia e Kosovës, të njëjtit janë dërguar tek autoritet e SHKK-së, në mënyrë që të vazhdohet me procedurat tjera./arbresh.info/
Njoftimi i plotë:
Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik, se pas letër – rreshtimit të lëshuar nga SHKK për të arratisurit A.K dhe SH.XH, policia e Kosovës ka arrestuar të njëjtit.
Të njëjtit pas arrestimit nga policia e Kosovës janë dorëzuar tek autoritetet e SHKK-së për të vazhduar me procedurat e mëtutjeshme.
Lexo edhe:
Dy të burgosur në Lipjan “shfrytëzojnë” ditën e zgjedhjeve për tu arratisur – Arbresh.info
Vengu nga Munihu: Ushtria e Kosovës, e gatshme të marrë përg...
Mjeku zbulon fjalët rrëqethëse që pacientët i dëgjojnë në mo...
E shtunë me vranësira, intervale me diell dhe riga lokale sh...
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...