Etjon Joka, ish-kandidat i LSi për deputet në Tiranë, i shpallur në kërkim prej muajsh, është arrestuar sot nga Policia e Tiranës.
Ai u shfaq para zgjedhjeve të 25 prillit duke blerë vota për veten dhe LSI, me nga 100 dollarë për votë. Prokuroria e Posaçme SPAK, nisi hetimet pas videove të publikuara paraditen e 23 prillit, ku shihej se Joka dhe disa njerëz të tij të afërt u premtonin lekë dhe vende pune qytetarëve në këmbim të votës për LSI-në. Ai u thirr për të dëshmuar, por refuzoi.
SPAK e shpalli në kërkim dhe i kërkoi Policisë që ta arrestonte. Gjykata e Posaçme dha ndaj ti masën e sigurisë “Arrest me burg” në mungesë. Sot, bëhet me dije se Etjon Joka është arrestuar nga Policia dhe pritet të dërgohet në qeli. Ish-kandidati i LSI akuzohet për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.
Njoftimi i policisë
Nga specialistët për Hetimin e Korrupsionit u bë ekzekutimi i vendimit penal, për shtetasin E. J, 32 vjeç, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka caktuar në mungesë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.
“Pastrimi” publikon pamje të qytetarëve që hedhin mbeturina ...
“Memories” e Gjestit emocionon Londrimin
Shtatë ankesa në PZAP lidhur me rezultatin përfundimtar të z...
FSK realizon kursin “Combat Life Saver” për kujdes mjekësor ...
“Janë të reja për ty”, “Nuk më ke parë në aksion”- Dalin bis...
“S’je mirë nga mendtë”, Hygerta e ashpër me Albën