Rusia ka raportuar të shtunën 1,002 vdekje të lidhura me koronavirus, njëherësh shifrën më të lartë prej kur ka shpërthyer pandemia.
Rastet e reja me koronavirus, të konfirmuara më 24 orët e fundit, po ashtu kanë prekur rekordin duke arritur në 33,208, ka njoftuar task-forca për koronavirus.
Në total, task-forca ruse për koronavirus ka regjistruar mbi 7.9 milionë raste të konfirmuara dhe 222,315 vdekje – njëherësh shifrën më të lartë të viktimave në Evropë, dhe të pestën në botë.
Kremlini ka thënë se kësaj situate i ka kontribuar fushata e ngadalshme e vaksinimit, dhe ka shtuar thirrjet për imunizim.
Rusia ka qenë e shpejtë në krijim dhe lansimin e vaksinës Sputnik vitin e kaluar, dhe prej atëherë ka miratuar katër vaksina kundër këtij virusi.
Pavarësisht numrit në rritje të të infektuarve, Kremlini ka hedhur poshtë mundësinë e izolimit kombëtar.
Presidenti rus, Vladimir Putin ka theksuar më 12 tetor, rëndësinë e vaksinimit masiv dhe u ka bërë thirrje ligjvënësve që të inkurajojnë popullsinë për të marrë vaksina.
Rreth një e treta e popullsisë – 43 milionë – është vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit, ka thënë kryeministri rus Mikhail Mishustin më 12 tetor./REL/
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...