Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedime me Serbinë, Edita Tahiri ka reaguar për situatën e sotme në Veri.
Tahiri ka thënë se plani i Serbisë është që Veriu i Kosovës të kthehet në protektorat, andaj Qeveria e Kosovës duhet të bëj kujdes me situatën, shkruan arbresh.info
Postimi i saj i plotë pa ndërhyrje:
“Situata sot ne pjesen veriore eshte tensionuar nga nderhyrjet e ligjshme te Policise. Mirepo Qeveria duhet te kete kujdes, ta kontrolloj dhe shtensionoj situaten, dhe mos ta bjerr punen qe kjo ceshtje te shkoj ne Bruksel, sic e beri me rastin e zbatimit te marrveshjes se Brukselit per targa. Ka rrezik qe i krejt veriu te kthehet ne protektorat, qe eshte skenar djallezor i Serbise. Kam terhequr verejtjen per kete skenar kur Qeveria pranoi ne dialogun e Brukselit qe KFOR-i te vendoset ne zonen e dy pikave kufitare ne veri” shkruan Tahiri në reagim. /arbresh.info/
Përzgjedhësi i Turqisë e nënvlerëson Kosovën para finales së...
FBI konfirmon se drejtori i saj ishte shënjestër e hakerëve:...
Ushtarët amerikanë ruajnë kufirin e Kosovës, KFOR publikon p...
Kurti u prit nga Macron në Paris, diskutuan për integrimin e...
“Jutarnji”/ Nga ëndërr në histori: Serbia është përshëndetur...
Goditet baza e armëve në Itali, arrestohet shqiptari dhe par...