Procesi i vaksinimit vazhdon edhe në Universitetin e Gjirokastrës, ndonëse interesimi është ende i ulët, për shkak edhe të largësisë së studentëve nga vendbanimet e tyre.
Tre lloje vaksinash janë në dispozicion të studentëve në Gjirokastër. Specialistët e Shëndetësisë rekomandojnë për ata vaksinën Pfizer si vaksina me efektet më të pakta tek të rinjtë.
Zv/rektori I Universitetit Jaho Cana, pohon se prej fillimit të javës së ardhshme, nisja e vitit të ri akademik, do të shoqërohet edhe me masat e reja anticovid. Moslejimi i të rinjve të pavaksinuar apo pa test PCR nëpër auditore, nuk është penalizim, por kusht i domosdoshëm për zhvillimin normal të procesit mësimor në auditore.
Punonjësit e Drejtorisë së shëndetit publik në Gjirokastër bëjnë me dije se një pjesë e studentëve po vaksinohen pranë qendrave shëndetësore më afër vendbanimit të tyre. Nisja e vitit akademik do të jetë tregues i nivelit të vaksinimit të studentëve./tch
Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu ...
Ludo flet me Labin: Bigu është sen interesant
Spiropali: Shqipëria angazhohet diplomatikisht për mbrojtjen...
Tahiri: Do të votojmë pro rezolutës për ish-krerët e UÇK-së
Haxhiu thërret seancë të jashtëzakonshme sonte në ora 19:00
Këto janë të gjitha vendimet që u morën nga Qeveria e re