Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore të thellë ndaj RC Cola Dritës me rezultat 71:106 (8:28, 19:21, 14:28, 30:29), në kuadër të javës së pestë të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.
Skuadra therandase dominoi nga fillimi deri në fund, duke shënuar fitore të merituar. Therandasit e nisën ndeshjen për mrekulli, duke e fituar çerekun e parë me 20 pikë epërsi, 8:28. Ylli vazhdoi me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, ku epërsinë më të lartë e kishte 18:45, kurse pjesa e parë përfundon me rezultat 27:49.
Kampionët e Kosovës ishin bindshëm më të mirë edhe në periodën e tretë, ku e fituan këtë pjesë 14:28, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 41:77. 10 minutat e fundit ishin vetëm formal dhe Ylli fitoi me rezultat të thellë 71:106.
Marcus Mayers u dallua te RC Cola Drita me 36 pikë e pesë asistime, kurse te Golden Eagle Ylli u dalluan Barret Benson me 31 pikë e 12 kërcime dhe Gëzim Morina me 23 pikë, 15 kërcime dhe 10 asistime.
Gjilanasit kanë pesë humbje në pesë ndeshje, kurse therandasit dy fitore dhe tri humbje
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...