Ministrat e kabinetit dhe parlamentarët janë gjithnjë e më të ekspozuar ndaj kërcënimeve në mediat sociale.
Këto raste janë vetëm maja e ajsbergut, në anën tjetër presioni për rregullimin e mediave sociale po rritet, shkruan albinfo.ch
Statistikat nga Policia Federale (Fedpol) në Zvicër, tregojnë se numri i fyerjeve dhe kërcënimeve kundër politikanëve është rritur masivisht vitet e fundit.
Ndërsa, kishte vetëm pesë raste në vitin 2019, ato u dhjetëfishuan vitin e kaluar.
Këtë vit këshilltarët dhe parlamentarët federalë raportuan 237 raste vetëm midis janarit dhe prillit – që janë rreth 700 për vitin në tërësi.
Zëdhënësi i Fedpol Florian Näf theksoi se shifrat duhet të merren me kujdes sepse politikanët mund të jenë bërë më të vetëdijshëm për mesazhet e urrejtjes në Facebook, Instagram dhe Twitter dhe për këtë arsye kanë bërë më shumë raporte.
Sidoqoftë, “masa e mesazheve të urrejtjes ndaj politikanëve është rritur qartë vitet e fundit”, tha ai, duke shtuar se toni ishte bërë më agresiv. “Mediat sociale lejojnë që urrejtja të shumëfishohet”.
Arrestohet punëtori teknik i një shkolle në Ferizaj, dyshohe...
Ra nga ballkoni, vdes 20-vjeçarja shqiptare në Itali
Kurti pret Sorensenin nesër në Prishtinë
Punime në rrugë, mbyllet përkohësisht një segment në Obiliq
Irani nis sulm të përbashkët me Hezbollahun ndaj Izraelit
Maqedonci: Mbi 1 miliard euro për modernizimin e ushtrisë së...