Arsenal armësh është gjetur në banesën e një 30-vjeçari në Vlorë, gjatë kontrolleve të uniformave blu.
Në banesën e Adem Aliaj Idrizaj janë gjetur dhe sekuestruar 2 automatik njëri prej të cilëve me silenciator, 1 pistoletë, 6 karikatorë me fishekë, 2 jelekë dhe 2 kapele policie, shkruan Tv Klan.
Armët u gjetën në shtëpinë e tij në fshatin Mallkeq. Në momentin e kontrolleve, 30-vjeçari nuk ndodhej në banesë. Ai është shpallur në kërkim.
Në aksion morën pjesë forcat e Policisë së Vlorës dhe Forcat Operacionale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Vlorë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”. /arbresh.info/
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran