Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore, njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit, nga 3.486 testime, janë regjistruar 316 raste të reja me coronavirus.
Prej rasteve të reja 140 janë në Shkup, Kumanovë 38, Veles dhe Shtip 19, Kavadar 16, PRilep dhe Ohër 12, Strumicë 11, Manastir 8, Probishtip 6, Tetovë dhe Sveti Nikole 5, Negotinë dhe Kriva Pallankë 4, Strugë dhe Kratovë 3, Kërçovë, Koçani dhe Gjevgjeli 2, Radovish, Vinicë, Krushevë, Demir Hisar dhe Makedonska Kamenica 1.
Gjatë 24 orëve të fundit po ashtu janë shënuar 240 pacientë të shëruar dhe 10 të tjerë kanë humbur jetën. Prej vdekjeve, tre janë nga Kumaniva, nga dy në Ohër dhe Sveti Nikole dhe nga një në Kriva Pallankë, Berovë dhe Shkup.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë diagnostifikuar gjithsej 194.891 raste me coronavirus, ndërsa prej tyre 181.031 janë shëruar dhe 6.831 persona kanë humbur jetën. Momentalisht në Maqedoni ka 7.029 raste aktive./arbresh.info/
Begaj sot dhe nesër në Kosovë, policia njofton për ndërprerj...
Qeveria depoziton në Kuvend projektligjet për Shërbimin e Ja...
Klopp ose Zidane pasues i Alonso-s te Real Madridi
Reporterët pa Kufij: 67 gazetarë u vranë në 12 muajt e fundi...
Ahmeti priti në takim Lyn Debevoise, riafirmohet partneritet...
Betohet Përparim Rama si kryetar i Prishtinës