Nëse njihni dikë që lëshon shumë gazra, mos u nxitoni ta kritikoni. Ata thjesht mund të jenë në depresion.
Shkencëtarët nga Instituti i Kërkimeve i Fondacionit Roma në SHBA dhe Danone Nutricia në Francë kanë botuar hulumtime të reja mbi problemet gastro-intestinale dhe arritën në përfundimin se cilësia e dobët e jetës, stresi, ankthi dhe depresioni duket se janë kontribuesit kryesorë të njerëzve që kanë probleme me fryrje të tepërt të barkut.
Për të marrë një masë se sa të përhapura janë këto probleme, studiuesit u kërkuan rreth 6,000 njerëzve nga e gjithë bota të plotësonin një formular që detajonte simptomat e tyre të gazit në stomak gjatë një periudhe 24-orëshe.
Më shumë se katër nga pesë të anketuarve (81.3%) thanë se gazrat ishin problemi i tyre më i zakonshëm i stomakut.
Të rinjtë duket se janë veçanërisht të prekur më shumë. Të anketuarit e moshës 18 deri në 34 vjeç dhe 35 deri në 49 vjeç kishin nivelin më të lartë të problemeve të gazit në stomak. Në një shkallë të krijuar posaçërish për sondazhin, grupmosha më e re shënoi 24 pikë, duke rënë në 22.6 për 35 deri në 49-vjeç.
Të anketuarit e moshës 65 vjeç e lart shënuan vetëm 8.6, duke treguar se ata ose lëshojnë gazra shumë më pak ose të paktën nuk vihen re.
Hekuran Gashi: Shteti rrezikon të mbetet pa buxhet, na duhet...
Katër alpinistë humbin jetën pasi u rrëmbyen nga një ortek n...
Në vitin 2025, mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë ...
Blerim Sallahu inkurajon mërgimtarët të votojnë: Kosova ka n...
Kurti: Në mandatin e ardhshëm do ta dyfishojmë buxhetin për ...
Një i plagosur pas përleshjes mes disa personave në Suharekë