Gjatë muajit shtator, kanë udhëtuar me tragete 60.717 shtetas shqiptarë dhe të huaj nga porti i Durrësit drejt porteve italiane dhe anasjelltas, ndërsa tragetet kanë vijuar rregullisht lundrimet.
Ulja e masës së kufizimeve dhe procesi i vaksinimit kanë ndikuar në lëvizjen ndërshtetërore të qytetarëve gjatë muajit shtator, kur tragetet realizuan 81 lundrime.
Sipas statistikave zyrtare të Autoritetit Portual Durrës, mbi 35 mijë persona më shumë se në shtatorin e vitit 2020 shfrytëzuan tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona dhe kthim për të udhëtuar mes dy brigjeve të Adriatikut.
Gjithsesi, këtë vjeshtë numri i udhëtarëve përgjatë një muaji është më i ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019, para pandemisë, kur lundrimi me tragete u përdor nga afro 75 mijë udhëtarë.
KQZ miraton analizat për votimin me asistencë në Zgjedhje Lo...
Sveçla pas dënimit të spijunës serbe: Askush s’ është mbi li...
Prattipati nderon të zhdukurit: Familjet meritojnë të dinë f...
Sulmi në Uashington, i dyshuari përdori shkallët për të hyrë...
“Kurrë s’kemi dëgju seancë për diskutim për presidentin”- Op...
“Show propagandues”, Abdixhiku i prerë: S’marrim pjesë në se...