Në Ministrinë e Mbrojtjes u prit shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjenerallejtënant Vasko Gjurçinovski.
Në fillim, atij i dëshiroi mirëseardhje komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe më pas u prit në takim nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Me këtë rast, ministri Mehaj vlerësoi lartë rolin dhe kontributin e Forcave të Armatosura të Maqedonisë së Veriut në kuadër të KFOR-it dhe misionet tjera në kuadër të NATO-s.
Gjithashtu, ai vlerësoi bashkëpunimin e deritashëm ushtarak mes dy forcave, me besimin se do të thellohet edhe më tej edhe në të ardhmen.
Pas takimit me ministrin Mehaj, gjenerallejtënant Gjurçinovski u prit në zyrën e komandantit të FSK-së, gjeneral Ramës, ku pas takimit kokë më kokë ata diskutuan edhe nivel të dy delegacioneve.
Gjatë këtyre takimeve u vlerësua lart bashkëpunimi ushtarak ndërmjet forcave të të dy vendeve duke diskutuar për konkretizimin e aktiviteteve të përbashkëta në kuadër të planit të bashkëpunimit bilateral.

Me theks të veçantë u diskutua nevoja për intensifikimin e bashkëpunimit në fushën e arsimimit dhe stërvitjes të dy forcave.
Më pas, gjeneral Gjurchinovski dhe delegacioni i tij vizituan kazermën e FSK-së në Pomozatin, respektivisht Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit në kërkim-shpëtim.
Kjo vizitë u realizua në kuadër të planit të bashkëpunimit ushtarak, bazuar në Memorandumin e Mirëkuptimit në mes ministrive të mbrojtjes së dy vendeve. /arbresh.info/
Tragjedi në SHBA/ Gjyshi dhe mbesa 3-muajshe sulmohen për vd...
Të shtëna me armë në Afrikën e Jugut, të paktën 11 viktima
Misteri i krimit në Çaçak të Serbisë, brenda shtëpisë u gjet...
LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon t...
24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen në aftësi poli...
SHPRESË DHE GËZIM PËR FËMIJËT NË PEDIATRI