Mbrojtësi i majtë aglez, Luke Shaw ka folur për ndikimin e madh të yllit portugez tek “Djajtë e Kuq”. 36 vjeçarin po e marrin si shembull lojtarët tjerë.
Cristiano Ronaldo e ka ndryshuar mentalitetin e Manchester Unitedit.
Këtë e ka bërë të ditur mbrojtësi i majtë, Luke Shaw.
Ai thotë se lojtarët po e ndjekin rrugën yllin portugez, të cilin e shohin si shembull.
Shaw ka mbetur i impresionuar me fokusin në stërvitje dhe profesionalizmin e 36 vjeçarit, përcjell “Gazeta Express”.
Mbrojtësi britanik beson se lidershipi i fuqishëm i Ronaldos mund ta përmirësojë ekipin dhe t’ia shtojë atij vetëbesimin.
Sidoqoftë, United duhet të përmirësohet pasi i pësoi tri humbje në shtator dhe më pas barazoi me Evertonin në fillim të tetorit.
Ronaldo ka qenë vendimtar në disa ndeshje për “Djajtë e Kuq”. /GE/
Kongresmeni Torres me rezolutë kërkon që trupat amerikane të...
Crystal Palace triumfon ndaj Shakhtar, fiton edhe Vallecano
Parashikimi i motit për të premten
Trump kërcënon të tërheqë trupat nga Italia dhe Spanja për s...
Shqipëria do ta rihapë Shkollën e Aviacionit pas gati 20 vje...
Opinionisti i bindur se Albin Kurti do t’i marrë sërish 50%:...