
210608 Fotboll, Träningsmatch Soccer Football - International Friendly - Poland v Iceland - INEA Stadion, Poznan, Poland - June 8, 2021 Poland's Piotr Zielinski celebrates scoring their first goal with teammates REUTERS/Kacper Pempel © Bildbyrån - COP 7 - SWEDEN ONLY
Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ngriti edhe një herë tjetër akuza të forta ndaj qeverisë për mashtrim me numrin e vdekjeve nga koronavirusi.
Basha u shpreh se një vit më parë kanë humbur jetën 16 mijë persona më shumë se mesatarja e viteve të kaluara.
“Është diskutuar në komision këto ditë për vaksinimin dhe diferencën mes shifrave të raportuara nga qeveria dhe ato të raportuara nga institucionet ndërkombëtare. Ajo që thuhet nuk bëhet. Kjo nuk është hera e parë që ndodh dhe as hera e parë që gënjejnë me pandeminë. Kanë gënjyer për ndihmën ekonomike, për rimbursimin e të prekurve nga Covid-19, por mbi të gjitha kanë gënjyer për numrin e jetëve të humbura. Deri para 6 muajsh, ishin 16 mijë prindër, nëna, baballarë, që dergjen në vendprehjet e qyteteve, fshatrave. 16 mijë më shumë se mesatarja e viteve të kaluara dhe jo shifra të raportuara nga qeveria e rrenave. Këtë e konfirmon edhe raporti i Komisionit Europian, ku njoftohet se Shqipëria ka shtesën më të lartë të vdekjeve në Europë për vitin 2020. Të dielën që shkoi deklaroi se do t’ia dalim siç ia dolëm, ajo shprehje tingëlloi si një shuplakë për fytyrën e qytetarëve”, u shpreh Lulzim Basha.
Sipas shifrave të raportuara nga Ministria e Shëndetësisë, deri tani, nga koronavirusi në Shqipëri kanë humbur jetën 2734 persona./ A2 CNN
KQZ: 84.24% pjesëmarrja e votuesve nga diaspora në përfaqësi...
Ndahet nga jeta polici Menon Vreva nga Dobrusha
“Fitore historike”, Kurti falënderon qytetarët për mbështetj...
Nis numërimi i votave të kandidatëve në QNR
Haradinaj: Rezultati i këtyre zgjedhjeve e zgjidh ngërçin in...
Hamza uron Kurtin, pret që institucionet të formohen shpejtë