Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas kritikave që u bënë ndaj kryeministrit të Spanjës Pedro Sanchez i cili shtrëngoi dorën me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
Pacolli shkruan se kosovarët me shqiptarët luftuan krah për krah për demokracinë e Spanjës, sipas tij nuk duhet ti shqetësoj shteti demokratik i Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
Spanja duhet të jetë krenare për vizionin e Kryeministrit të saj Pedro Sanchez dhe të mos ngrejë kritika kundër tij pse ai shtrëngoi dorën me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Spanja demokratike nuk mund të mbyllet në kafazin e atyre që urrejnë demokracinë dhe civilizimin. Pablo Hipsan, Pablo Casado dhe ata të llojit të tyre duhet ta dinë se kosovarët me shqiptarët luftuan krah për krah për demokracinë e Spanjës. Pra, Pse ju shqetëson shteti demokratik i Kosovës?
Kujtojmë se liderët europianë dhe ata të Ballkanit Perëndimor u takuan të mërkurën në Brdo, afër Kranjit në Slloveni, për të përafruar qëndrimet. /arbresh.info/
Geci me gjuhë vulgare fyen PDK-në dhe LVV-në, përmend Thaçin...
Ministrja Pacolli fton shoqërinë civile të monitorojë proces...
Arrestohet një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
Trepça e fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Pejës
Kuvendi i Kosovës miratoi dhjetë projektligje
Rama ndan pamje nga shembja e ndërtimeve pa leje në Prishtin...