Pas nëntë muajsh që u fut në përdorim, Vaksina e kompanisë “AstraZeneca” kundër Covid-19 më në fund ka arritur edhe në Antarktik.
Në zonën e largët në këtë javë u dërguan dozat e vaksinës për t’i imunizuar 23 anëtarët e stafit në një stacion kërkimor britanik i quajtr “Rothera”.
Në një bazë të Kilit përpos disa rasteve, Antarktiku nuk është prekur nga Koronavirusi. Agjencitë ndërkombëtare të shkencës duan që ta mbajnë rajonin në këtë gjendje.
Dozat u desh të mabahen vazhdimisht në një paketim të posaqëm për t’i ruajtur në temperaturë nga 2 deri në 8 gradë.
Përmes fluturimeve vaksinat u transportuan në Senegal e Ishujt Falklands.
Antarktiku ëhtë pjesa më jugore e planetit ku është dërguar vaksina e kompanisë “AstraZeneca” duke u bërë ilaçi tashmë të ndodhet në të gjitha kontinentet.
Doza e parë e vaksinës u është dhënë tashmë shkenctarëve që qëndorjnë në atë pjesë, inxhinierëve dhe stafit përkrahës.
Doza e dytë do të jepet pas katër javësh.
Vrasja e 11-vjeçares në Francë, arrestohet edhe vëllai i të ...
“Investimet e huaja nuk shkatërrojnë mjedisin”, Rama: Ato nu...
Therje me thikë në Gjilan, arrestohen dy persona
Fushë Kosova nis dezinsektimin në hapësirat publike më 10 dh...
Izraeli kryen sulme të reja në Tiro, urdhër evakuimi për ban...
Real Madrid dhe Barcelona në garë për Julián Álvarez