Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mesditën e sotme, në fshatin Grashticë e Epërme, në Prishtinë.
Lajmin ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për arbresh.info, e cila tha se në këtë aksident janë përfshirë dy automjete.
“Rreth orës 12:00, është raportuar për një aksident trafiku rrugor, të ndodhur në fshatin Grashticë e Epërme të Prishtinës. Bazuar në të dhënat fillestare, bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërkaq trajtim mjekësor kanë kërkuar tre persona të lënduar”, tha Ahmeti.
Ajo bëri të ditur se Njësia Rajonal e Trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për rrethanat e këtij aksidenti./arbresh.info/
Sllovakia dhe Hungaria kërcënojnë Ukrainën: Po ndalon kalimi...
Ron Raçi në “formacionin e javës” në Kroaci
Kurti dhe Abdixhiku takohen në ora 14:00
E dhimbshme: Ky është 18-vjeçari që vdiq tragjikisht në Mitr...
Edi Rama promovon aplikacionin ‘UnëDhuroj’ për r...
Dëmtohen tre aparate për pagesa në Fushë Kosovë, vidhen 200 ...