Autoritetet në qytetin e Tegucigalpa në Honduras dogjën sot më shumë se 3.000 kilogramë kokainë të kapur nga kartelet e trafikut të drogës gjatë operacioneve të vitit 2021.
Policia tha në deklaratën e saj se djegia e drogës u krye nga autoritetet gjyqësore, policore e ushtarake.
Fushata e sekuestrimeve është nisur nga Presidenti Juan Orlando Hernández dhe duket se është një provë e “vullnetit te mire”, pas akuzave nga një gjykatë në SHBA që e lidhnin vetë atë me operacionet e trafikut.
Prej vitit 2014 kur presidenti nisi mandatin, vendi thotë se ka instaluar një mburojë ajrore, detare e tokësore për neutralizimin e karteleve, me ndihmën e autoriteteve amerikane.
Por anëtarët e kapur të karteleve, të ekstraduari nga Hernández dhe të tjerë në SHBA, kanë thënë se presidenti ka marrë ryshfete apo ka bashkëpunuar në trafikun e kokainës drejt SHBA.

Bie një foshnje në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret m...
Llapi reagon zyrtarisht: Vetëm përfaqësuesit e autorizuar fl...
KQZ-ja është gati për zgjedhje
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes
Aksident në Tiranë, vdes një 42-vjeçar
Klubi i MLS tërhiqet nga gara për Robert Lewandowskin