Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtarë në Facebook, ka reaguar pas lajmit se Halil Kastrati ka probleme me shëndetin.
Jashari ka uruar Kastratin që të shërohet sa më shpejtë, transmeton arbresh.info
“Ashtu siç ti gëzon çdo ditë, ata që kanë më së shumti nevoj për ne, zoti të gëzoftë ty e të dhashtë shëndet tërë jetën”, ka shkruar i pari i Skenderajt.
Postimi i tij i plotë:
“I nderuar hoxhë, qytetar nderi i Skenderajt, Halil Kastrati, Uroj që sa më shpejtë ta kalosh edhe këtë sfidë shëndetësore si edhe shumë sfida tjera që t’i solli jeta. Ashtu siç ti gëzon çdo ditë, ata që kanë më së shumti nevoj për ne, zoti të gëzoftë ty e të dhashtë shëndet tërë jetën. Shërim të shpejtë mik!”, ka shkruar Jashari.
Lexo edhe:
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...