Shqipëri, nga e hëna mësimi pa turne, orët do të jenë të plota

09:36 | 2 Tetor 2021
Arditë Shkodra

Prindërit e nxënësve në shkollat publike detyruan ministrinë e arsimit që të tërhiqet nga rregulli që mësimi bëhet me orë të shkurtuara dhe me turne.

Pas nisjes së hartimit të një peticioni që do t’i dorëzohej ministrisë së arsimit këtë fundjavë, ministrja Kushi reagoi dhe me anë të një mesazhi dha lajmin e heqjes së kufizimeve.

Masat kufizuese u vendosën për mbrojtjen nga Covid-19, por mësimi me orët e shkurtuara dhe me turne krijoi shumë vështirësi për prindërit. Në disa shkolla mësimi po bëhej me 4 turne dhe përfundonte në orën 19.10 minuta të mbrëmjes./tch

Shpërndaje në rrjete sociale