Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka folur për procesin e regjistrimit që përfundoi mbrëmë në ora 20:00. Ai duke komentuar të dhënat që u publikuan nga Enti Shtetëror i Statistikave tha se të gjithë e dimë se diaspora është shumë më e madhe nga sa është regjistruar.
Megjithatë shtoi se kjo nuk paraqet problem për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor.
“E gjithë diaspora nuk është regjistruar. E di se diku 200 mijë nga diaspora janë regjistruar, kurse ne të gjithë e dimë se diaspora është shumë më e madhe. Të gjithë e dimë se ata janë shtetas tanë dhe në bazë të shtetësisë ata kanë adresat e banimit këtu dhe janë në listat zgjedhore dhe kur ta shihni numrin e përgjithshëm e kuptoni se pse jemi rreth 1 milion e 800 mijë votues kurse 1 milion e 800 mijë, sa publikoi Statistika janë qytetarë që jetojnë këtu në shtet”, deklaroi Zoran Zaev.
Mbrëmë drejtori dhe zëvendësdrejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, Apostoll Simovski dhe Ilmi Selami e shpallën të përfunduar procesin e regjistrimit, ndërkohë që njoftuan publikimin e rezultateve pas 6 muajve, pa mos përjashtuar mundësin e shpalljes edhe para këtij afati.
Presidenti i Hungarisë së pari takohet me komandantin e KFOR...
“E ardhmja është e shkruar…”, Big Brother Vip Albania 5 fill...
Lista Serbe: Kryetarët e rinj në veri shkarkuan të gjithë dr...
Nuk kanë fund lajmet e këqija për Realin, braziliani do t...
Nis takimi i Osmanit me presidentin e Hungarisë, Tamás Sulyo...
Rezultati negativ ndaj Man Cityt mund t’i kushtojë me ...