Artistja e njohur, Dafina Zeqiri, ka publikuar albumin e saj “Dafinë Moj”.
“Dafinë Moj” ka plot 14 këngë, 10 prej të cilave janë bashkëpunime me emra të njohur të muzikës, shkruan portali arbresh.info
Kënga e parë e albumit mban të njëjtin titull, “Dafinë Moj” dhe është një duet me mamanë e saj, Melihate Zeqiri, e cila ka qenë edhe personi nga i cili ajo ka trashëguar talentin për t’u marrë me muzikë.
Të tjera bashkëpunime përfshijnë emra të njohur nga estrada si: DJ Geek, Lyrical Son, MC Kresha, Elinel, Tuna, Argjentina Ramosaj, Ron, Lumi B dhe Buta.
Tani të gjitha këngët e Dafinës mund t’i gjeni në kanalin YouTube. /arbresh.info/
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...