Berisha: Shtet me shumë taksirat shkaku i patriotizmit të rremë

15:56 | 30 Shtator 2021
A Z

Analisti, Ridvan Berisha ka reaguar për marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel për targat.

Ai shkruan se nga sot druaj se temë kryesore e bisedimeve në Bruksel do të jetë vetëm veriu i shtetit tonë, sipas tij shtet me shumë taksirat shkaku i patriotizmit të rremë.

Postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:

Paqja eshte e paalternetive me fqinjt, ne kete rast padyshim edhe me Serbine siç synohet pritja legjitime per njohje reciproke. Nga sot, druaj se teme kryesore e bisedimeve ne Bruksel do te jete vetem veriu i shtetit tone. Formulimi i nje zgjidhje Ahtisari plus per serbet ne veri.

Ne Kosove ka fatkeqesisht tifozllek politik e po ashtu papjekuri politike per nje plan inteligjent, mire te projektuar, per rrumbullaksimin e shtetesise tone ne marredheniet nderkombetare. E kam thene edhe para disa ditesh, axhamilleku yne, i vendimarresve perkatesisht, mund ta fuqizoje Rezoluten 1244.

Nuk kam asnje dileme se situata e ketyre diteve ne veri do te mund te menaxhohej dukshem me mire nga pikepamja e sigurise. Marreveshja per targat, sot, i shtron disa pyetje elementare: A beme mire apo keq qe e quam njesine speciale ne veri te shtetit, si ishte situata ne veri para dhe pas shkuarjes se njesise speciale, a i dha kjo perpjekje shanse reale vendosjes se reciprocitetit, si doli shteti yne nga ky proces, me dinjitet apo i pazote, etj, etj?!

Nese aksionet paraprake kane qene te planifikuara te prodhojne rezultate/efekte shtetndertuese, me respektin me te madh per policet por aksioni i fundit shembi gati te gjitha qe kjo Njesi kishte arritur me pare…!

Shtet me shume taksirate per shkak te patriotizmit te rreme e shakaxhinjve per nje grusht votash per pushtet./arbresh.info/

Të ngjashme