Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka njoftuar se është miratuar teksti mësimor për diasporën “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”.
Sipas këtij njoftimi Ministrja Nagavci, ka nënshkruar Urdhërin e përbashkët për miratimin e tekstit mësimor për diasporën “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, niveli I.
Njoftimi i plotë:
Miratohet teksti mësimor për diasporën “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka nënshkruar Urdhërin e përbashkët për miratimin e tekstit mësimor për diasporën “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, niveli I.
Ky urdhër është nëshkruar edhe nga ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi dhe ministri i Shtetit për Diasporën i Republikës së Shqipërisë, Pandeli Majko, sipas Marrëveshjes së Bashkëpunimit mes dy vendeve për organizimin e përbashkët të mësimit të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë dhe mërgatë.
Teksti, i cili është renditur i pari në listën fituese të konkursit për tekstin mësimor “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, niveli I, është teksti i përbashkët i shtëpisë botuese “Albas” (Shqipëri) dhe shtëpisë botuese “Dukagjini” (Kosovë).
Ky tekst do të përdoret për mësimin plotësues në gjuhën shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë dhe mërgatë./arbresh.info/

IPK rekomandon suspendimin e një polici trafiku në Prishtinë
“Për ne, ai ka qenë gjithmonë hero”: Jeta e Afrim Bunjakut n...
Begaj reagon për vdekjen e Rexhep Qosjes: Një mendje e shqua...
Bedri Hamza ngushëllon familjen e Rexhep Qosjes
Moment viral në Ferma VIP: Mimoza i kërkon dron Era Istrefit
Kuvendi miraton Projektligjin për Shtetësinë