Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka filluar takimin me liderët e partive politike shqiptare në Kosovë.
Ky takim i ftuar nga kryeministri vije pas situatës së krijuar në veri, ku qytetarët serb kanë bllokuar rrugën afër pikës kufitare në Jarinjë, si shenjë proteste ndaj vendimit të Qeverisë për vendosjen e reciprocitetit për targat e veturave.
Në takim siç merr vesh arbresh.info janë kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe ai i PDK-së Memli Krasniqi.
Për dallim nga ditët tjera e shtuna ka qenë më e tensionuar. Atje janë parë të fluturojnë edhe aeroplan ushtarak të Serbisë, ndërsa u raportuar se edhe ushtria është nisur drejt kufirit me Kosovën.
Mbrëmë kryeministri i Kosovës ka thirrur edhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare./arbresh.info/
Spanja shpall tri ditë zie, teksa rritet numri i viktimave n...
Kërkohej nga Gjermania për tentim vrasje, FAST vë në pranga ...
Rinumërohen 687 vendvotime nga 2 mijë e 557 gjithsej
Tronditje për Barcelonën, ylli i katalunasve i hapur që t...
Deklaratat e Trump për të vendosur forca amerikane, ushtarët...
27 vjet nga shpërbërja e TMK-së në FSK