Ministri i brendshëm i Serbisë, Aleksander Vulin, i cili njihet për ofendimet drejtuar Kosovës dhe retorikën e tij nacionaliste e ka fyer kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin, duke e quajtur “budalla”.
E, për këtë i është kundërpërgjigjur Kryeministri, Albin Kurti gjatë një konference për media.
Kurti tha se ai ka qenë zëdhënës i partisë së gruas së Millosheviqit, dhe sipas tij Vulin i përket atyre zyrtarëve që Millosheviqin e konsideronte si jo të mjaftueshëm radikal.
“Së pari fluturaket serbe duket që janë përgjigje edhe ndaj deklaratës së Escobar që tha se nuk bën të militarizohet situata dhe ata filluan që të përdorin avionë ushtarakë. Pra këtu thua se nuk e kanë veq me neve, ndërkaq së dyti, Vulin mjafton të thuhet për të se ka qenë zëdhënës i partisë së gruas së MIllosheviqit që aso kohe është quajtur Jul dhe i përkiste atyre zyrtarëve serbë që e konsideronte që Millosheviqi nuk është mjaftueshëm radikal. Pra besoj që kjo e shpjegon plotësisht se për kë bëhet fjalë dhe cka thoë kur thotë atë që ju e parafrazuat”, tha Kurti./arbresh.info/
LEXO EDHE:
Vulin fyen Kurtin: Për ta ndezur luftën duhet vetëm një budalla, ai ndodhet në Prishtinë
FBI rrit gatishmërinë brenda ShBA-së, frikë nga aktivizimi i...
Zyrtari izraelit: Khamenei ka vdekur dhe trupi i tij është g...
Netanyahu: Po rriten shenjat që thonë se është vrarë udhëheq...
Protesta në Tiranë: I vihet zjarri ish-vilës së Enver Hoxhës
Vuçiq e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në ...
Me Hamzën s’u morën vesh, Kurti të hënën takohet me Abdixhik...