Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, sot takuan kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, të cilin e falënderuan për mbështetjen e Holandës në procesin e shtetndërtimit të vendit tonë.
Presidentja Osmani ripërsëriti kërkesën për mbështetjen e Holandës për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Ajo theksoi se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe se institucionet e Kosoves janë të përkushtuara për të zbatuar reforma në fushën e sundimit të ligjit dhe krijimin e vendeve të reja të punes për të rinjtë në përputhje me platformën e institucioneve të reja.
Kosova gjithnjë ka qenë palë konstruktive në dialog me Serbinë, ka theksuar Presidentja Osmani, teksa sipas saj Serbia nuk i ka zbatuar marrëveshjet, në veçanti atë për lirinë e lëvizjes, e cila po prodhon tensione të panevojshme në rajon.
Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka theksuar se epilogu i dialogut me Serbinë duhet të jetë njohja e ndërsjellë në kufijtë aktualë dhe konform rendit juridik të Kosovës. /arbresh.info/

Vendosja e laurave në vendkalimet e hekurudhës, e domosdoshm...
Trump për CBS: Lufta me Iranin drejt përfundimit
Garcia para ndeshjes me Newcastle: Jemi të përqendruar te lo...
Vendimi i Kushtetueses, Qeveria: Presim që përfundimtari të ...
Korenica asiston në fitoren e Clujit
Bisedë telefonike Hoxha-Al Sabah, Shqipëria mbështet Kuvajti...