Trajneri aktual i Barcleonës, Ronald Koeman, ka mbajtuar një konferencë për media ku ka folur në lidhje për largimin e tij.
Holandezi ka bërë të ditur se ai do të largohet vetëm nëse lojtarët nuk do t’i dëgjojnë fjalët e tij.
Koeman gjithashtu ka thënë se ndihet i lumtur të klubi andaj nuk e llogarit një largim të mundshëm.
“Mënyra e vetme që të largohem nga Barcelona është kur mesazhi im nuk arrin te lojtarët më”.
“Atëherë do them ‘Okej, përfundova këtu’. Por, kjo nuk është çështja. Çdo ditë që jam në fushë me lojtarët është ditë e mirë”- ka thënë trajneri i Barcelonës.
Ndërsa mbrëmë mediat spanjollë kanë raportuar se një pjesë e bordit të Barcelonës nuk janë të pajtimit që holandezi të qëndrojë më. /arbresh.info/
Detaje nga vrasja në Lezhë, gjenden veshjet e përdorura nga ...
Belgjikë, rreth 17 mijë fëmijë kanë prindër të burgosur
Realizohen 46 inspektime, ndalohet puna në 17 vendpunishte t...
Rregulli i ri pritet t’i ‘sakatojë’ futbollistët që mbulojnë...
Zbulohen mbetje mortore në Krushë të Vogël – dyshohet për pe...
Reuters: Kosova në kulm të krizës politike